Skip to content
Të Gjitha

Ndryshimet kushtetuese, Meta takim me Bashën në Presidencë

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në takim kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi do të zhvillohet në Presidencë në orën 11:00 dhe burime bëjnë me dije se në fokus të bisedimeve do jenë ndryshimet Kushtetuese.

Diten e djeshme në mbledhjen e Komisionit te Ligjeve dhe Këshillit te Legjislacionit u miratuan ndryshimet Kushtetuese dhe si rrjedhoje në zgjedhjet e ardhshme partitë do shkojnë në zgjedhje me lista të hapura dhe pa koalicione zgjedhore.

Edi Rama ka pranuar kërkesën e opozitës Parlamentare për lista të hapura dhe ndryshimet Kushtetuese.

Në një dalje për mediat disa dite më parë kreu i PD-së, Basha u shpreh që kryeministri Rama e hodhi në erë marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ndryshimet mund te bëhen në Kodin zgjedhor.

Mbrëmjen e djeshme ka pasur një reagim dhe nga Johann Wadephul, v/Kryetari i i Grupit Parlamentar CDU/CSU-së i cili u shpreh se këto ndryshime do asgjësojnë Reformën Zgjedhore.