Skip to content
Të Gjitha

Zgjedhjet/ Politika ndez motorët e fushatës, Kume: “Bëni ndryshimet në Kodin Zgjedhor”!

· 1 min lexim

Partitë politike të vendit, kanë ndezur motorët elektoralë, duke nisur që tani organizimin e tyre për zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen në qershor të këtij viti.

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm 5 muaj nga data kur shqiptarët do të zgjedhin drejtuesit e rinj të pushtetit vendor, klasa politike nuk ka bërë asnjë hap përpara për të gjetur konsensusin për Reformën Zgjedhore.

Madje, partitë politike, nuk kanë marrë parasysh, as rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, analizon situatën aktuale politike sa i takon zgjedhjeve.

Në një intervistë për Oranews, duke folur për zgjedhjet dhe për votimin e emigrantëve, ai shpreh besimin se mund të ushtrojnë të drejtën vetëm vitin e ardhshëm.

Duhet të bëhet sapo të fillojnë punimet e kuvendit. Çdo ditë që ikën pas saj e vendos në kushtet e një presion shumë të madh që në fund të fundit mund të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, por ato ndryshime do të jenë të atij lloji siç i kemi bërë, në momentin e fundit. Për pasojë efektet nuk mund të jenë ato të pritshme.”-tha Kume.