Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbështetje të deklaratës së Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës për t’i garantuar shumicës së studentëve mësimin që po pengohet sipas tij brutalisht.
Rama përmes një postimi në Twitter, thotë se kërkesat e studentëve do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe do shkohet madje edhe përtej tyre.
Statusi i Ramës në Twitter:
Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT.Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre.Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët