Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë nga Gjykata Speciale në Hagë pas 6 orëve intervistim.Thaçi nisur përballjen me Prokurorinë Speciale në Hagë ku do të përgjigjet për akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte.Pas daljes së tij nga Prokuroria presidenti por nuk ka folur gjatë, përveçse ka bërë me dije se do të rikthet sërish nesër.
Ndërsa para se të hynte brenda ambienteve të Dhomave të Specializuara ku zhvillohen seancat e marrjes në pyetje, Thaçi tha se lufta e Kosovës është një histori suksesi, dhe shtoi se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje, së pari për djalin e tij.
“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi për mediat.
Kujtojmë se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Për këto akuza Thaçi po përballet tashmë me prokurorin special. Presidenti mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper, një ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane.