I cilësuar si i forti i Vlorës në trazirat e ’97 Zani Caushi ka kërkuar lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës. Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm ka bërë kërkesë për të përfituar lirinë. Ish-kreu i bandës së “Çoles” kërkon që Gjykata të ndryshojë vendimin e marrë ndaj tij.
Zani Çaushi ka edhe pak ditë kohë, deri më 17 korrik do të paraqesë provat para togave të zeza për të mbështetur edhe kërkesën e tij.
Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë, është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca. Vendimi nga gjyqtari i çështjes Selajdin Pisqyli nuk është marrë ende. Procesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve, me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht. Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet se është rahabilituar pas kryerjes së 25 viteve burg dhe se kishte dy fëmijë të mitur.
“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë,”-mësohet se është shprehur Çaushaj.
Çaushi ishte një nga emrat më të famshëm të bandave të Vlorës në vitin 1997, përgjegjës për shumë vrasje të kryera nga banda e tij si dhe grabitjesh e vjedhjesh. Më pas ai u arrestua dhe prej dënimit të atëhershëm ka qenë në burgje.