Skip to content
Të Gjitha

Futet në ‘lojë’ edhe Berisha, thirrje Metës: “Mos dekreto Ramën!”

· 1 min lexim

Pasi kryeministri Edi Rama zyrtarizoi vendimin e tij për të qënë ‘de jure’ edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka ardhur reagimi edhe nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Në një postim në rrjetin e tij Facebook, ish-lideri historik i opozitës, Berisha, i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta, që mos të dekretonte vendimin e Ramës.

Pas më herët, kreu i qeverisë, Edi Rama, ka kërkuar që të jetë ‘de jure’ ministër i Jashtëm, pasi Meta refuzoi që të dekretonte Gent Cakajn në vend të Ditmir Bushatit.

Berisha e ka quajtur antikushtetues vendimin e Ramës, për të qënë në krye të diplomacisë shqiptare.

Postimi i Berishës: