Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvra në burgun 313, ka nisur betejën ligjore me drejtësinë. Ky i fundit ndodhej në burg, i akuzuar për vjedhjen e 1200 lekëve.
Në Durrës ka nisur seanca gjyqësore, ndërsa prokuroria e ka vendosur mosfillim hetimi, por bashkëshortja nuk është tërhequr, duke apeluar vendimin. Avokati i Mirjeta Hasanit nëpërmjet një deklarate pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se është rivrarë për së dyti shtetasi Bilbil Hasani, pasi prokurori dhe gjykatësi i çështjes kanë vendosur mbylljen e çështjes.
Avokati mbrojtës tha se do të denoncojë pranë autoriteteve prokurorin e çështjes Afrim Shehu dhe gjykatësin Petraq Curi për vendimin e dhënë.
Gjykata e Tiranës kërkoi hetimin e stafit të të paraburgimit te 313-ës për shpërdorim detyre, teksa tashmë Prokuroria e Durrësit nuk i ka nisur hetimet.
43 vjeçari me origjinë nga Kukësi, me banim në Kamëz ishte arrestuar në vitin 2019 dhe kishte katër muaj që rrinte në arrest me burg në pritje të një vendimi gjyqësor teksa në shkurt 2020, u gjet i vetëvarur me një çarçaf në qeli.