Sot kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kreu i PS-së, ka mbledhur kryesinë e grupit.
Mësohet se në mbledhjen që ka nisur në orën 9 të mëngjesit, do diskutohet edhe mundësia apo do lajmërohet se detyrën e ministrit të Jashtëm do e bëjë vetë kryeministri Rama deri në krijimin e gjykatës Kushtetuese në Mars, sipas ‘tiranapost.al’.
Kjo e fundit pritet t’i japë zgjidhje komunikimit me precedentët e rinj të vendosur me presidentin Meta, ku për
herë të parë pamë një President që nuk dekreton shkarkime dhe emërime të kryeministrit.
Interpretimi do duhej të bëhej nga Gjykata Kushtetuese, por ajo nuk është ende në funksion për shkak të reformës në drejtësi që duke dashur t’i bëjë të gjitha punët shpejt ka çuar vendin në një krizë të madhe institucionesh.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe për zëvendësimin e Erjon Braçes te Komisioni i Ekonomisë, Eduart Shalsit te Veprimtaria Prodhuese, por edhe Spiropalit dhe Çuçit, pasi u emëruan ministra.