Është shtyrë sërish seanca për Arbër Çekajn i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramë kokainë të ardhur nga Ekuadori në Portin e Durrësit. Avokati Maks Haxhia ka munguar sërish në seancë, kësisoj ai ka marrë 50 mijë lekë gjobë me arsyen se ka zvarritur pa shkak gjyqin për pronarin e kompanisë “Arbri Garden”. Haxhiaj nuk është paraqitur në seancë, duke mos dhënë asnjë shkak.
Kujtojmë se edhe më herët është shtyrë seanca për Çekajn, për shkak të mungesës së avokatëve. Haxhia bëri më herët kërkesë për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore, pasi pësoi një hemoragji cerebrale.
Deri më tani gjyqi i Çekajt është shtyrë mbi 10 herë për mungesën e avokatëve të çështjes.
Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekaj do të vuajë 14 vite brg burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.