Skip to content
Të Gjitha

Futën sende të ndaluara në qeli dhe favorizuan disa të dënuar, pezullohen 5 punonjës në burgun e Rrogozhinës

· 2 min lexim

Pas disa  muajsh hetime nga ana e shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë u zbulua një skemë për futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive të burgut të Rrogozhinës.

Për këtë gjykata e Kavajës ka pezulluar ditën e sotme nga detyra 5 punonjës të burgjeve , mes tyre edhe ish-drejtorin dhe shefin e policisë, të cilët kanë abuzuar me detyrën duke cënuar rëndë sigurinë në burgun e Rrogozinës.

Sipas hetimeve të SHKBB, që ka ekzekutuar edhe vendimet e gjykatës së Kavajës, këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ish-shefi i policisë në IEVP Rrogozhinë, Petrit Skenderi, Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine, Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance, Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm dhe Albert Doci me detyrë efektiv, fusnin sende të ndaluara në burgun e Rrogozhinës, duke favorizuar disa të dënuar dhe duke cënuar sigurinë e këtij institucioni.

Vendimi

Janë pezulluar nga detyra:

-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

-Petrit Skenderi , me detyrë ish-shefi policise ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,

-Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance në IEVP Rogozhinë

-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë

-Albert Doci me detyrë efektiv.