Situata nga Covid-19 paraqitet shumë e rënduar në vendin tonë, teksa Ministria e Shëndetësisë informon për shtrime të reja çdo ditë në Spitalin Infektiv. Mjekët, por edhe të shëruarit që kanë qenë më parë të shtruar kanë treguar se sa e vështirë është qëndrimi në këtë spital, sidomos psikologjikisht. Megjithatë, jo më pak i vështirë duket edhe për të afërmit e të sëmurëve.
Përveç shqetësimit për jetën e tyre dhe shëndetin e njerëzve të dashur ata duhet të kujdesen dhe për nevojat e tyre. Çdo ditë para Spitalit Infektiv familjarë të shumtë çojnë ushqime, ujë apo dhe sende të tjera të nevojshme për të afërmit e shtruar. LSA sjell disa pamje nga dita e sotme, ku mes tyre ndodhet dhe një e moshuar që pret jashtë rrethimit të karantinës.
Ndërkohë sipas MSH vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.