Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ka bërë be, nuk futet më në shtëpi dhe as nuk flet për personat me kostum që i shkonin!” Flet xhaxhai i vajzës së mbijetuar

13:15 06/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Xhaxhai i Blerta Josifit, njërës prej vajzave të mbijetuara në Kombinat ka treguar në dëshminë e tij se 34-vjeçarja nuk ka ku të qëndrojë pasi të dalë nga spitali.

Dhimitraq Josifi kërkoi ndihmë publike në një lidhje direkte me emisionin “Me zemër të hapur” në News 24,  për të ndërruar shtëpinë e vajzës, pasi Blerta nuk pranon më që të hyjë tek apartamenti ku vdiqën e motra dhe e ëma.

Ai tha se ajo ka nevojë për një ose dy infermiere të koka pasi nuk ushqehet dot vetë. Blerta duhet të hajë disa herë në ditë dhe të ketë asistencë pasi nga pafuqia as lugën nuk ngre dot. Për xhaxhain e vajzës, fajtore për indoktrinimin fetar është nëna e tyre, Zhaneta. Vajza e ka botëkuptimin e vështirë dhe madje as nuk flet për personat me kostum që i shkonin në shtëpi, shprehet xhaxhai.

PJESË NGA DËSHMIA E DHIMO JOSIFIT:

Nuk dua të ndërhyj në hetime me dëshminë time. Në këtë rrugë vajzat i ka futur nëna e tyre. Blerta tani është mirë nga ana mendore. Por më mirë të mos e parë atë natë. Folëm me Blertën dhe bëmë biseda të kujdesshme. Edhe vëllai donte të shqyente derën. Po unë e tërhoqa se mendova që të na denonconim. Kur e mora vesh…çfarë të tregoj. Po ta dinim që do ndodhte një gjë e tillë, jo derën po pallatin do shembnin. Na premtuan se me 28 do dilnin, për Krishtlindje. Kishim frikë për Anisën se mendonim mos kishte ikur jashtë, mos e kishin marrë këta të fesë, s’na e merrte mendja. Unë nuk i kam marrë inat kurrë. Për Blertën, nuk është puna për një copë bukë se aq ia jap vetë unë. Por ta ndihmojmë që të jetojë. Ashtu si mund të jetë. Që sot që e kam në spital, kërkoj ndihmë. Të na ndërrohen gratë në spital. Gratë i kemi ta pastra, nga korona apo këto…Blerta nuk ha dot vetë, nuk pi dot vetë. Kërkon të hajë çdo 10 minuta. Do dy infermiere tek koka. Çfarë nuk i vjen ndërmend asaj. Nga ana mendore është në rregull Blerta. Por është e dobët fizikisht, se nuk ngre dot dorën të fusë lugën në gojë. Natën e ka problem dritën, se është mësuar në errësirë. Shikon ëndrra dhe ulërin në gjumë. Po nuk pati njëri tek koka…Rrimë natë e ditë tek koka. Vajza ka një shtëpi, por nuk futet më aty se ma ka bërë be mua. Këtë shtëpinë do t’ua japim, dhe të na japin një shtëpi tjetër. Edhe më e vogël po qe. Të ma sjellin afër mua. Do shkojmë me radhë tek ajo. Se nuk e lëmë dot vetëm. E ka botëkuptimin e vështirë. E kam provokuar edhe vetë. Nuk ka folur fare për personat me kostum që i shkonin në shtëpi. Nuk ka ndërmend të flasë. Nuk kam parë gjë as unë.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuar” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

Të lidhura

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë
Aktualitet

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një hotel në zonën e Skelës në Vlorë, ku...

11:21 27/07/2025
Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’
Aktualitet

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Pogradeci u bë sërish skena e një prej aktiviteteve më të veçanta për fëmijët, duke mirëpritur për të tretin vit...

19:56 26/07/2025
Para

Padia ndaj Taulant Ballës, GJKKO rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës, nuk ka hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

11:21 27/07/2025
Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

19:00 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.