Një ngjarje e rëndë aksidentale është shënuar në fshatin Rabjak të rrethit të Beratit. Një bari 55-vjeçar, duke kullotur bagëtitë në afërsi të një firme të nxjerrjes së gurit dekorativ, për momentin jofunksionale, është aksidentuar nga një masiv i madh gurësh.
Masivi i gurëve që ka zënë poshtë Vladimir Cenon ka lëvizur pas përpjekjeve të tij për të krijuar një strehë poshtë gurëve për shkak të temperaturave të larta.
Kanë qënë familjarët e tij, ata që kanë dhënë alarmin për zhdukjen e tij dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për ta gjetur pa jetë në vendin e quajtur Rabjak.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me pasojë vdekjen, ndërkohqë që në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Skrapar/Berat – Informacion paraprak
Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.