Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I kërkuan ryshfet dhe favore seksuale në këmbim të makinës, SPAK dhe SHÇBA ndalojnë 2 punonjës të Policisë Rrugore

13:46 04/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

SPAK dhe SHÇBA-ja kanë ndaluar për korrupsion dhe shpërdorim detyre dy punonjës të policisë rrugore në Tiranë, të cilët refuzonin që t’i kthenin makinën një gruaje, pasi në këmbim kërkonin favore seksuale dhe lekë.

Në prangat e Policisë kanë përfunduar Laurenc Duda dhe Henrik Zelija, për të cilët Prokuroria ka ngritur akuzat për veprat: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë  funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:

Zelija aktualisht mban postin e oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Tiranës, ndërsa Laurenc Duda, është shef seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale, operacionin për ndalimin e 2 punonjësve të policisë në strukturën e Komisariatit të Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:

– H.Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;

– L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore seksuale.

Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv. Hetimet vijojnë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Të tjera

Zbardhet skandali në Këlcyrë: 16-vjeçarja viktimë e abuzimeve, njerku dhe dy të rinj në pranga, polici në kërkim
Aktualitet

Zbardhet skandali në Këlcyrë: 16-vjeçarja viktimë e abuzimeve, njerku dhe dy të rinj në pranga, polici në kërkim

Një ngjarje e rëndë me përmasa tronditëse ka dalë në dritë në Këlcyrë, ku një 16-vjeçare është bërë viktimë e...

15:50 18/09/2025
Vranë dhe groposën babanë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Hysen Metën dhe 30 vite për motrën e tij
Aktualitet

Vranë dhe groposën babanë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Hysen Metën dhe 30 vite për motrën e tij

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënime të rënda për familjarët e përfshirë në vrasjen makabre të Pëllumb Metës, ngjarje e...

15:22 18/09/2025
Para

U strehua poshtë gurëve nga vapa, humb jetën 55 vjeçari në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbardhet skandali në Këlcyrë: 16-vjeçarja viktimë e abuzimeve, njerku dhe dy të rinj në pranga, polici në kërkim

Zbardhet skandali në Këlcyrë: 16-vjeçarja viktimë e abuzimeve, njerku dhe dy të rinj në pranga, polici në kërkim

15:50 18/09/2025
Vranë dhe groposën babanë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Hysen Metën dhe 30 vite për motrën e tij

Vranë dhe groposën babanë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Hysen Metën dhe 30 vite për motrën e tij

15:22 18/09/2025
Skandal tronditës në Këlcyrë: Polici 56-vjeçar në lidhje me një 16-vjeçare, videot intime përfundojnë në rrjet, nis shantazhi dhe hetimet

Skandal tronditës në Këlcyrë: Polici 56-vjeçar në lidhje me një 16-vjeçare, videot intime përfundojnë në rrjet, nis shantazhi dhe hetimet

12:00 18/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 18 shtator 2025

09:30 18/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.