Skip to content
Të Gjitha

Tragjedia në Kombinat, Prokuroria dhe policia nisin hetimet ndaj sekteve fetare

· 1 min lexim

Policia dhe prokuroria ka nisur hetimet për të gjitha sektet fetare në Tiranë, ky reagim nga ana e organeve ligjzbatuese vjen pas vetëflijimit të nënës dhe të bijës banuese në Kombinat. Nisur nga indiciet e marra nga vajza e mbijetuar se nëna dhe motra e saj u vetëflijuan për t’u ringjallur dhe përmbushur ritualin e një sekti fetar që ato praktikonin, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Akoma nuk është zbuluar vendi ku familja Josifi shkonte për të praktikuar sektin ku ato bënin pjesë.

Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të treja kanë qenë pjesë e një sekti fetar.

Dyshohet se Anisa Josifi ka humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes.

Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.