Mëngjesi i sotëm ka nisur me një fluks të madh në pikën kufitare të Morinës. Të shumta kanë qenë automjetet që janë futur në këtë pikë që në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se që nga ora 05:00 deri në orën 07:00 kanë kaluar kufirin plot 8 mijë qytetarë të Kosovës, duke respektuar edhe masat e sigurisë i janë drejtuar bregdetit, ku ndër më të preferuarit janë Durrësi dhe Shengjini.
Ndërkohë që deri më tani rreth 40 autobuzë janë futur nga kjo pikë kufitare dhe sipas shoferëve të gjithë janë nisur në zonat bregdetare si Velipoja -Shëngjin -Durrës -Vlorë dhe Sarandë.
Policia kufitare po punon me të gjitha kapacitet e mundshme për të mos krijuar rradhë të gjata për udhëtarët.
“Frikë jo, kujdes po”, është ajo çfarë pushuesit thanë këtë mëngjes teksa prisnin në kufi.
Kjo është fundjava e disatë, që pas hapjese së kufijve që shqiptarët e Kosovës krijojnë radhë në kufi, për të mbërritur në bregdetin shqiptar, duke iu dhënë një ndihmë të madhe bizneseve në rimëkëmbjen pas pandemisë.