Skip to content
Rajoni

Katër deputetë të LDK-së në Kosovë dalin pozitiv me Covid-19 (Emrat)

· 1 min lexim

Katër deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, raportojnë mediat atje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi disa ditë më parë dha lajmin se bashkë me familjen e tij kanë dalë pozitivë me Covid-19, ndërsa sot mësohet se edhe deputetët Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti kanë dalë pozitiv.

Deputeti Avdyli ka reaguar mbrëmjen e sotme për këtë lajm, dhe ka konfirmuar se ai është i vërtetë.

“Meqenëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Kovid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve”, ka shkruar Avdyli.

Ndërkohë Kujtim Shala doli pozitiv me koronavirus para pesë ditësh. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3 178.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 304 mostra, prej të cilave 114 kanë rezultuar pozitive.