Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në dhjetor Kosova ishte dritëshkurtër! Ç’ndodhi me Ramën për 7 muaj dhe si kaloi nga ksenocentrizmi në thirrjet për bashkim kombëtar?!

14:01 03/07/2020
Reading Time: 6 min lexim

I bujshëm ishte 21 dhjetori, kur kryeministri Edi Rama, ende pa kaluar një muaj nga tërmeti fatal i 26 nëntorit që i shkaktoi vendit tonë 51 viktima dhe dëme të jashtëzakonshme ekonomike, mblodhi në Tiranë të ashtuquajturin “Mini-Shengenin ballkanik”. Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Gjukanoviç zhvilluan në kryeqytetin më të madh të shqiptarëve takimin e tretë për marrëveshjen e “Shengenit Ballkanik”, pa Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, që deklaruan se nuk do marrin pjesë në këtë Samit, pasi ndiheshin të përjashtuara që në fillim dhe nuk ulen në tryezë me Serbinë, shtet me të cilin kanë probleme.

Ardhja e Vuçiç në Shqipëri u prit me protesta, pasi një grup qytetarësh të shoqatës “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, kanë kundërshtuar takimin pasi kërkojnë nga Rama që të bëjë transparencë atë që ka biseduar me liderët e tjerë. Po ashtu, edhe pjesëtarët e “Vetëvendosjes” në Tiranë janë shprehur kundër ardhjes së Vuçiç në Shqipëri dhe kërkuan që ai të shpallet non grata, pasi ka qenë një nga zyrtarët e lartë në qeverinë e Millosheviçit dhe nuk njeh krimet e luftës në Kosovë.

I përballur me një lumë kritikash dhe mllefi jo vetëm nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga ata të Shqipërisë, kreu i qeverisë Edi Rama u tregua i ashpër me liderët e Kosovës duke “mbyllur derën” për takimet e ardhshme, pasi sipas tij ata janë vetëizoluar pavarësisht ftesave të marra.

Në një prononcim për gazetarët pas konferencës, Rama nuk u përmbajt ndaj kryeministrit në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajt, të cilin e quajti gënjeshtar, pasi ky i fundit i dërgoi “të fala” nga Kosova duke këmbëngulur se idea e Mini-Shengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi këtë një “eksperiment rajonal”, të cilin Kosova refuzon ta njohë. Por një përgjigje e mori nga Rama, i cili tha se Kosova del humbëse nga refuzimi i hyrjes në Samit, pasi sipas tij, kjo tryezë njihet edhe nga SHBA e BE.

Çfarë do deklaronte tjetër kryeministri Rama asokohe për Kosovën dhe politikanët e saj?

Në konferencën e mbajtur pas takimit, ai e ka komentuar refuzimin e ftesës nga Kosova për tu ulur në tryezë si një “dritëshkurtësi” të politikës kosovare. Para gazetarëve Rama tha se Kosova është në gabim dhe se vendi i saj është krah Shqipërisë në nismën e mbështetur nga miqtë më të rëndësishëm ndërkombëtare, SHBA, BE, që sipas Ramës janë të shqetësuar nga refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në tryezën e Samitit të Shengenit Ballkanik. Më tej, ai deklaroi se  duhen krijuar ura për të ardhmen dhe asnjë të mos vetëizolohet, pasi izolimi kurrë nuk ka sjell të mira për brezat e ardhshëm.

Çfarë ndodhi për 7 muaj?

E kur kanë kaluar rreth 7 muaj nga këto deklarata, duket se shumëçka ka ndryshuar në mendimin e kryeministrit të Shqipërisë. Nga deklaratat e tij optimiste, largpamëse dhe duke hedhur pas të shkuarën, sot është shfaqur në një drejtim krejt të kundërt. Në një takim me kryeministrin e ri të Kosovës Avdullah Hoti, i cili ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së postit, Rama mori “përsipër” disa deklarata politike.

Hoti tha vetëm se do të shkojë në SHBA për dialog sa herë që t’i kërkohet pasi ka si synim njohjen e Kosovës. Ndërsa kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër ndaj ndërkombëtarëve në atë që ai e ka quajtur “izolimin” e Kosovës duke mos i liberalizuar vizat. Duke përdorur të njëjtën “alibi” si me çeljen e negociatave për Shqipërinë, Rama tha se e gjitha ishte një luftë elektorale brenda BE-së.

I ashpër Rama ishte edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu referuar një deklarate të fundit të tij, në të cilën shprehej se dialogun e bënte me ndërkombëtarët dhe se nuk do ta njihte kurrë Kosovën. Duke marrë shkas nga fjalët e tij, kreu i qeverisë shqiptare bëri thirrje për bashkim mes shqiptarëve për të mbrojtur interesat e vendit dhe kërkuar që të mos bien në grackën e teorive konspirative, duke përmendur atë të shkëmbimit të territoreve. Në fund, Rama shprehur edhe njëherë mbështetjen e tij në përballjen e presidentit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me drejtësinë ndërkombëtare, duke bërë thirrje që “peshorja” të balanconte dy anët. Numri një i maxhorancës shqiptare nuk harroi pa përmendur edhe njëherë se në luftë, Kosova ishte viktima.

“Ne jemi një komb, një familje por jetojmë në dy shtëpi të ndryshme. Mesa unë di, një shtet nuk bën padi për një shtet tjetër. Në të gjitha rastet unë besoj se kjo që ka ndodhur me presidentin e Kosovës, nuk mundet të përballohet duke bërë sikur por intisifikojmë luftën me Serbinë. Bërja sikur duke filluar nga fletë-rrufetë për atë që ka ndodhur vetëm dobëson pozicionin e Kosovës. Nganjëherë në situata të tilla, aleatat më të mëdhenj janë ata që bëjnë sikur e luftojnë kundërshtarin më fort. Fqinjin nuk e zgjedh, e ke aty. Kur zgjedh të lësh armët, duhet të vësh paqe jo për fqinjin por për fëmijët e tu. Në një proces si ky duhet bërë pyetja sot se çfarë duhet të presim ne. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më mirë sesa në gjithë historinë e tyre, sa më shumë sfida e paqes komplikohet aq më shumë shohim të prevalojnë instiktet e vjetra. Nuk ka problem të jemi të ndarë reformën Zgjedhore, apo administrimin e pandemisë por nuk mund të jemi të ndarë për interesin strategjik. Nuk mund të jemi të përçarë për njohje përfundimtare. Presim që presidenti i Serbisë të njohë Kosovën? Mos i pritni këto.Nuk kanë për të ndodhur kurrë. Është shah, jo boks. E kemi të lehtë të biem në gracka fare banale siç është edhe gracka e një grupi që është angazhuar për ta ndarë Kosovën, jo nga jashtë por nga brenda. U gjetën armiqtë dhe u ndërtua historia. Kjo është tallja më e madhe që mund të bëhet me popullin por mbi të gjitha me fëmijët e Kosovës. Si u ndaka Kosova “mçeftas”? Një grup njerëzish me në krye Hashim Thaçin do ta ndanin Kosovën, ku do ta çonin në shtëpi, apo do ta fusnin në bagazh të makinës siç doli edhe lajmi për Behxhet Pacollin? Do ta sillnin në Kuvend. Do të duhet ta kalonin me referendum. Por teoria e konspiracionit na ka bërë shumë dëme në histori. Mund të na bëjë një dëm shumë të madh sot. Kemi dy çështje të mëdha; domosdoshmëria që drejtësia ndërkombëtare të mos deformohet duke u kthyer në padrejtësi kombëtare dhe që në këtë proces kombësie të vihet në fokus që Kosova i ka qënduar strikt të gjitha angazhimeve për drejtësi dhe dialogu. Serbia ka interes që të mos ketë dialog dhe konflikti të mos zgjidhej. Kush është i intersuar që Kosova të jetë e njohur dhe e panjohur? Serbia! Kushdo që nxit historitë e konspiracionit me Facebook, thjesht bën ha bukën e *si kujtohet shprehja. Hë more Qemal se t’i i di këto shprehje. Ha bukën e shpisë dhe bën duvanë e kojshisë. “

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/278748789879274/

Do thoshim se na mallëngjeu me deklaratën e tij, mirëpo gjithsesi Rama u tregua paksa i paqartë në ato çka tha, ku nuk harroi “Shengenin Ballkanik”, duke mos e fshehur se një ftesë i kishte shkuar edhe kryeministrit Hoti. Megjithatë ky i fundit nuk e komentoi pjesëmarrjen e tij, duke e lënë ende në pikëpyetje. Mirëpo, si supozohet të ulet Shqipëria dhe Kosova në tavolinë me Serbinë? Është vetë Rama që bën thirrje për bashkim kombëtar dhe i tërheq veshin Serbisë, kur dje e mirëpriti krahapur dhe është po vetë Rama që fton Kosovën të ulet në tryezë me Serbinë. As që nuk duam ta mendojmë, por mos vallë kryeministri po përpiqet të jetë jo vetëm heroi që do na sjelli bashkimin kombëtar, por edhe heroi që do vendosi paqen në Ballkan? Ismail Qemali, nga i cili frymëzohet aq shumë, nuk ia doli dot t’i bënte të gjitha ëndrrat e tij realitet, por ndoshta Edi Rama ka vendosur që të çojë deri në fund amanetet e idhullit të tij. Edhe pse të jemi të sinqertë, përveç pamjes, pjesa tjetër, mbetet imitim i shëmtuar.

Sqarim* Ksenocentrizmi nënkupton parapëlqimin e kulturave të huaja në krahasim me kulturën vetjake.Duke qenë në thelb i kunderti i etnocentrizmit, ksenocentrizmi përfaqëson mentalitetin, bindjen se kultura, mënyra e jetesës, produktet e ndryshme dhe idetë e krijuara në vend janë inferiore ndaj atyre të krijuara në vende të tjera. Ksenocentrizmi përfaqëson edhe bindjen se e rralla, e huaja, e largëta, e panjohura krijojnë magjepsje të veçantë që nuk e krijojnë dukuritë e komunitetit.

Të lidhura

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve
Aktualitet

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Aksidentet rrugore mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe invaliditetit në Europë, ku çdo vit humbin jetën mbi 62,000...

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës
Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj...

18:10 15/05/2025
Para

Mbyllet njësia bashkiake nr.2 në Tiranë, rezulton i infektuar një punonjës, karantinohet stafi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.