Mungesa e sinjalistikës në rrugën ‘ Vllazërimi’ ka bërë që banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës të protestojnë.
Vetëm në harkun e 10 viteve, në këtë rrugë janë aksidentuar me pasojë vdekje 24 persona, gra, burra e fëmijë.
Ndërsa vetëjm një ditë më parë, dy gra vjehrrë e nuse, u përplasën për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar.
Banorët kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit. Rruga “Vëllazërimi” në të dy krahët është e mbushur me shtëpi dhe biznese.
Kjo rrugë konsiderohet si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.