Skip to content
Të Gjitha

“Rruga e Vdekjes”/ Vjehrrë e nuse humbën jetën, banorët protestojnë

· 1 min lexim

Mungesa e sinjalistikës në rrugën ‘ Vllazërimi’ ka bërë që banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës  të protestojnë.

Vetëm në harkun e 10 viteve, në këtë rrugë janë aksidentuar me pasojë vdekje 24 persona, gra, burra e fëmijë.

Ndërsa vetëjm një ditë më parë, dy gra vjehrrë e nuse, u përplasën për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar.

Banorët kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit. Rruga “Vëllazërimi” në të dy krahët është e mbushur me shtëpi dhe biznese.

Kjo rrugë konsiderohet si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.