Skip to content
Të Gjitha

Gjenden pa jetë në një banesë në Tiranë nënë dhe bijë, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në periferinë e Tiranës.Dy trupa njerëzish janë gjetur të vdekur brenda një apartamenti në Kombinat.

Nga të dhënat e para thuhet se nënë dhe bijë janë gjetur të pajeta në një apartament dhe  dyshohet se, nënë dhe bijë, kanë ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se vajza është gjendur gjallë, por në gjendje të kome dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kombinat, afër shkollë “Myslym Keta”.

Vijon…