Skip to content
Të Gjitha

ISHSH gjobit dy pishina dhe pezullon një aktivitet, nuk respektuan rregullat e COVID-19

· 1 min lexim

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur ditën e sotme dy pishina që janë gjetur me shkelje, ndërsa ka marrë vendimin për pezullimin e një aktiviteti.ISHSH njofton se janë realizuar 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

Ndërkohë që u bën thirrje bizneseve dhe institutcioneve që të respketojnë rregullat e protokollit.

Njoftimi i plotë 

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

📌Janë vendosur:

👉2 masa me gjobë në pishina të cilat janë gjetur në shkelje;

👉1 vendim për pezullim të aktiviteti;

ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.

🔴Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, bani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale;

▪️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

#RespektoRregullat