Skip to content
Të Gjitha

Ministri Cakaj përshëndet marrjen e presidencës së BE nga Gjermania: Do të punojmë fort për antarësimin në BE

· 2 min lexim

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka përshëndetur marrjen e presidencës 6 mujore të Bashkimit Europian nga Gjermania.Me anë të një postimi në  Facebook, Cakaj shkruan, se do të punojë fort me Presidencën Gjermane, për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Gjithashtu Cakaj ka vlerësuar rolin e Gjermanisë, në politikat për zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Ministri i Jashtëm nuk ka harruar të theksojë edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën me rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon në përgjithësi.

Postimi i plotë 

Gjermania tashmë ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian 🇩🇪🇪🇺!

Përderisa nën Presidencën Kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.

Mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor: me Presidencën Gjermane të Këshillit, ndërkaq, do të punojmë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE.

Vlen, natyrisht, të theksohet se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon në përgjithësi!

Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim të plotë punën e pakursyer për anëtarësim në BE 🇦🇱🇪🇺!