Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Mësohet se Hoti do të mbërrijë në Tiranë, nesër në orën 09.30 dhe do të zhvillojë një takim me homologun e tij shqiptar, Edi Rama në Pallatin e Brigadave.Më pas ai ka në axhendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Rama pak ditë më parë ishte në Kosovë, ku përgjatë dy ditëve zhvilloi takime me politikanët, pak publikimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 9 bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Hotit në Shqipëri, e cila u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit,ndërsa e dyta e një kryeministri nga Kosova që vjen për herë të parë në Shqipëri, e kjo ka ndodhur brenda 5 muajve kur ishte Albin Kurti në shkurtin e kaluar.
Hoti mori detyrën si kreu i qeverisë së Kosovës më 4 qershor pas rrëzimit të kabintetit të Albin Kurtit me anë të një mocioni mosbesimi nga ana e LDK-së. Me 61 vota pro Avdullah Hoti u vendos kryeministri i Kosovës.