Skip to content
Të Gjitha

I riu palestinez bie nga pallati në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital/ 40 vjeçarja aksidentohet te “Pallati me Shigjeta”

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë,  ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Selitës.

Një 17-vjeçar palestinez ka rënë nga lartësia e cila nuk dihet se  sa ekzaktësisht dhe ka marrë lëndime në trup. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet edentiteti i tij, apo shkaku i rrëzimit nga lartësia.

Ndërkohë një tjetër ngjarje aksidentale ka ndodhur tek pallati me shigjeta. Një motorr me drejtues R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe,. e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga aksidenti është dëmtuar dhe drejtuesi i motorrit, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 01.07.2020, rreth orës 16:50, në Selitë, ka rënë nga lartësia, shtetasi i mitur palestinez, me iniciale M.I., 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 01.07.2020, rreth orës 17:15, tek pallati me shigjeta, motorri me drejtues R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe,. e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, gjithashtu nga aksidenti është demtuar dhe drejtuesi i motorrit shtetasi R.B, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.