Është çelur gara për një tjetër projekt të infrastrukturës rrugore. Përmes një deklarate zyrtare, në video-live-n e publikuar nga kryeministri Edi Rama, vetë kryeministri dhe ministrja Belinda Balluku kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aks rrugor, që pritet të kushtojë më shumë se 1.2 miliardë euro.
Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti njoftohet se do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë që sa u shpreh ministrja e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të jetë me standarde të larta dhe do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.
Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se rruga do të jetë me pagesë. Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se do të jetë një aks që do të garantojë edhe qarkullimin pa pagese por me shpejtësi të ndryshme e kushte të ndryshme.
“Do të jetë një rrugë me pagesë, një aks që do të garantojë edhe qarkullimin pa pagese por me shpejtësi të ndryshme e kushte të ndryshme. Aksesi i vizitorëve që vijnë nga Kosova do të jetë më i shpejtë dhe më i sigurt. Sot kemi Rrugën e Kombit, shërbim 24 orë shërbim për mirëmbajtje. Dhe, faktet flasin për një rritje të sigurisë. Në këtë aks ne do të zgjidhim problemin e madh të krijuar gjatë viteve të tranzicionmit të një rruge kryesore..”