Skip to content
Të Gjitha

Makina përplas 10 vjeçarin me biçikletë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Kamëz, teksa mësohet se një makinë ka goditur një 10-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur dhe është dëgjuar menjëherë në spital,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar  në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.06.2020, rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz, mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.