Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier.
Një 50-vjeçare është hedhur nga kati i 8-të i pallateve të banesave sociale.
Gruaja ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.
Mësohet se 50-vjeçarja ka hipur në soletën e katit të 8-të të pallatit dhe u hodh nga aty.
Ndërsa ende nuk dihet shkaku që çoi gruan drejt një akti të tillë ekstrem.