Ngujimi i studentëve në Fakultetin ekonomik duket se do të vazhdojë.
Megjithatë situata nuk duket fare e mirë pasi studentët pohojnë se nuk janë lejuar që të fusin ushqim brenda ambienteve të fakultetit.
Kritika ka shkuar drejtpërdrejt për policinë, pasi sipas tyre kjo e fundit ka cënuar të drejtat e tyre dhe po bën aksione të tilla si ato në operacionin e Lazaratit.
Në një intervistë për Nevvs24, student Altin Kola ka thënë se asgjë ska për tëë ndryshuar, ata kanë për të vazhduar ngujimin, pavarësisht gjithçkaje.
“Ata janë njerëzit që duhet të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të cenojnë të drejtat tona. Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash jemi në grevë urie.
Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani. Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë me qirinj. Kemi diskutuar përmes Whats up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë të them të drejtën.Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka patur kërcënime për vitin”, tha ai.