Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë bllokuar prej më shumë se dy orësh në aeroportin e Bolonjës, në pritje për të ardhur në Shqipëri.
Deri më tani është mësuar se emigrantët shqiptarë kanë prerë bileta me kompaninë Air Albania dhe në momentin kur kanë shkuar në aeroport nuk janë lejuar të fluturojnë sepse komopania shqiptare kishte prerë 40 bileta më shumë se kapaciteti i avionit.
Edhe pse ka disa orë që shqiptarë protestojnë në aeroportin e Bolonjës, asnjë nga autoritetet shqiptare nuk ka reaguar, dhe as vetë kompania Air Albania që është përgjegjëse për fluturimin e tyre drejt Rinasit.