Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar deklaratat e presidentit Ilir Meta, në lidhje me dekretin e Gent Cakajt.
Në një postimi në Facebook, Balla ‘këshillon’ Metën që të ruajë qetësinë dhe mos të bëhet qesharak.
Ndër të tjera, Basha shprehet se PS nuk ka ndërmend të humbasë kohën me konflikte pa vlerë.
Statusi i Plotë
Zoti President, ne s’ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur me shumë se sa njëherë kur Monika i’a fut kokën në çizmen e saj! Por këto bumjet tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot më askënd.