Skip to content
Të Gjitha

Infektohet me koronavirus një mjek tek Pediatria në Tiranë

· 1 min lexim

Një mjek ka rezultuar i infektuar me koronavirus ditën e sotme në Spitalin e Pediatrisë në Tiranë.

Sipas “Faxweb”, mjeku që ka dalë pozitiv ndaj testit të kryer është mbyllur në karantinë ndërsa nuk ka informacion për burimin e infektimit.

Kujtojmë se raste të reja janë shënuar në Gjirokastër ku kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 persona të cilët janë punonjës të administratës së bashkisë.

Nga ana tjetër, dyshohet se mund të ketë edhe punonjës të tjerë të infektuar që nuk kanë shfaqur simptoma, gjithnjë duke u bazuar tek kontaktet që mund të kenë pasur me 3 punonjësit e infektuar.

Një tjetër rast i infektuar me Covid-19 është konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Delvinës.

Mësohet se i prekur është një punonjës i policisë bashkiake, i cili rezulton të jetë kunati i pacientit të parë të regjistruar në këtë qytet.

Pas këtij rasti ka nisur dezinfektimi i zyrave të Bashkisë.