Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 prek institucionet e Gjirokastrës, 3 janë punonjës të Policisë Bashkiake

· 1 min lexim

Katër raste të reja të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në Gjirokastër.

Sipas “Dosja.al”, tre prej të infektuarve janë punonjës të Policisë Bashkiake. Ndërsa, rasti i katërt është një ish-zyrtar në nivele drejtuese në institucionet lokale.

Mësohet se ditët e fundit, ish-zyrtari ka qenë i pranishëm në zyrat e Bashkisë së Gjirokastrës.

Në këtë mënyrë ka shkuar në 6 numri i të infektuarve në qytetin e Gjirokastrës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë orëve të fundit u konfirmuan 67 raste të reja me Covid-19.

Dje humbën jetën edhe 2 pacientë në spitalin Infektiv. 2

Personat që ndërruan jetë ishin një 90-vjeçar dhe një 34-vjeçare nga Librazhdi.