Janë konfirmuar ditën e sotme 6 raste të reja me koronavirus në Delvinë, mes tyre një punonjës i Policisë Bashkiake.
Rastet e reja janë kontakte të rastit që rezultoi pozitiv një ditë më parë.
Rasti i djeshëm dyshohet se është infektuar nga dy kosovarë.
Personat e konfirmuar pozitiv në Delvinë janë familjarë të 64-vjeçarit i konfirmuar një ditë më parë me Koronavirus.
Sot nga Delvina janë marrë 20 tamponë pas hetimit epidemiologjik, ndërkohë që është bërë karantinimi i tyre në banesa.
Ndërkohë sot është konfirmuar edhe rasti i parë pozitiv në Prrenjas, ku një 32 vjeçar që punonte në një kompleks në dalje të qytetit.