Një tjetër rast pozitiv me Covid 19 në Pogradec.Nga të dhënat e para bëhet fjalë për një grua rreth 50-vjeç kontakt i afërt me një infermiere në konsultoren e këtij qyteti.
Me rastin e sotëm numri it ë infektimeve në këtë qytet shkon në 9. Pak ditë më parë, pozitivë me COVID 19 rezultuan 1 mjek dhe 4 infermiere në konsultoren e fëmijëve.
Pas këtyre rasteve janë dërguar drejt kryeqytetit 21 tamponë ku ka dalë pozitiv vetëm 1.