Një 40-vjeçar në Korçë është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se gjatë një seance në Gjykatën e këtij qyteti ka fyer gjyqtarin.
Ai ditën e sotme do të dilte para togave të zeza pasi akuzohej për dhunë në familje dhe gjyqtari do vendoste t’i jepte urdhrin e mbrotjes bashkëshortres së tij, pasi e kishte denoncuar për dhunë.
Por 40-vjeçari dhe pse po përballej me një akuzë, kërcënoi gjyqtarin e çështjes A. L., dhe më pas rojen e sigurisë së gjykatës shtetasin I. B.
Njoftimi i policisë
Qarku Korçë
Policia arreston në flagrancë 3 shtetas dhe procedon penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
- Në Korçë, specialistët për hetimin e krimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, (i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”) pasi gjatë seancës e cila zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij shtetases S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ky shtetas ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B.