Skip to content
Të Gjitha

Vetëvaret në banesë 80-vjeçari nga Tirana, gjendet i pajetë në banesën e tij

· 1 min lexim

Një 80-vjeçar në Tiranë është gjetur i pajetë në banesën e vet mëngjesin e sotëm.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Budi” në kryeqytet.

Mësohet se i moshuari me iniciale H. Ç., ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.

Ende nuk dihen arsyet se përse i moshuari i ka dhënë fund jetës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.06.2020, rreth orës 08:55, në rrugën “Budi”, në banesë, është gjetur pa shenja jete, i vet’varur shtetasi H.Ç., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.