Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet shtetasi francez në Këlcyrë, vihet në pranga edhe bashkëjetuesja e tij

· 1 min lexim

Një shtetas francez është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi në banesën e tij në fshatin Ballaban i janë sekuestruar armë zjarri.

Francezi i arrestuar është 58-vjeçari M. A.

Bashkë me të është arrestuar edhe bashkëjetuesja e tij, shqiptarja me inicialet E. B., 38 vjeçe.

Kjo e fundit, gjithashtu banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë, do të akuzohet për veprën penale “Moskallëzim krimi”.