Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sandër Lleshaj i del në mbrojtje Shahinit “Bëhuni burra dhe heshtni, mos e kërkoni fajin te Besa për maturën

22:26 22/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

 Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dalë në mbrojtje të Besa Shahinit pas thirrjeve të shumë studentëve “Kthehu prej nga ke ardhur”,kritikave të opozitës për provimet kombëtare. Në një shkrim publik që i dedikohet “Besës”, Lleshaj i referohet si “skizofrenë” atyre që e shajnë për provimin e Maturës Shtetërore.

Në reagimin e tij ministri Lleshaj ka kritikuar qëndrimet ndaj ministres së Arsimit.

“Janë bashkuar shumë “burra” kundër Besa Shahinit. Duket se këta i bashkon më shumë një zell i turpshëm kundër Besës sa ndonjë shqetësim i sinqertë për arsimin shqiptar, për gjendjen e të cilit ata janë përgjegjës shumë herë më tepër sesa Besa”, shkruan Lleshaj.

Provimet e Maturës Shtetërorë sollën pakënaqësi të nxënësve, të cilët dolën në protestë duke kundërshtuar provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas tyre provimi nuk ishte në cilësinë e duhur ndërsa u shprehen se testi i provimit ishte edhe me gabime.

Gjithashtu qëndrime të ndryshme kishte nga pedagogë, intelektualë të cilën e konsideruan të pavlefshëm dhe një skandal testin.

Statusi:

Për Besën

Janë bashkuar shumë “burra” kundër Besa Shahinit. Duket se këta i bashkon më shumë një zell i turpshëm kundër Besës sa ndonjë shqetësim i sinqertë për arsimin shqiptar, për gjendjen e të cilit ata janë përgjegjës shumë herë më tepër sesa Besa.

Besa sulmohet se është një rast ndryshe. Ajo nuk ka studiuar në ndonjë nga universitetet tona të shumta, nuk ka qenë studente apo shoqe e ndokujt që bërtet, nuk është nga Tirana, tingëllon pak gegnisht kur flet, vjen nga Kosova…. Vetëm këto janë “mëkatet” e saj.

Ajo nuk ka pasur kohë për ta prishur cilësinë e shkollës tonë. Ajo nuk ka mundur ende as t’a rregullojë atë.

Kush kupton sadopak nga arsimi e di mirë se efekti i politikave të reja në arsim nuk mund të merret për një apo dy vjet.

Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkollat që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë.

Ato teste i kanë bërë studentët e atyre që bërtasin dhe që janë gati të fajësojnë gjithë botën për cilësinë e produktit të tyre.

E vetmja gjë që ka arritur të bëjë Besa, gjatë muajve të ushtrimit të detyrës së saj, është përpjekja për pak modernizim në një sistem të shkatërruar gjatë tri dekadave.

Një sistem ku “profesorët” ulërijnë dhe shajnë pa kurrë farë etike, ndërkohë që kanë marrë paga nga universitetet kioska pasi kanë firmosur me mijëra diploma pa vlerë, të cilat ngjajnë më shumë me mandatet e pasurisë që lëshonte Sudja e piramidave sesa me diplomat normale të universitetit.

Ata që kanë heshtur përpara gjëmës së bërë kundër arsimit me universitetet piramida, ata që i kanë kthyer universitetet ku punojnë në hane ku edhe analfabetet pretendojnë për notë maksimale dhe ku nuk mbetet askush, ata që e kanë katandisur universitetin në fund të listave të renditjes botërore nuk mund të gjejnë asnjë alibi tek Besa.

Është fat që ajo është ndryshe edhe në formim edhe në nivel nga autorët e gjendjes së sotme të arsimit.

Është fat që ajo po përpiqet për një impuls modernizues në një sistem të mbështetur tek indoktrinimi, ku studentët trajnohen vetëm për të përsëritur, por kurrë për të menduar.

Besa kërkon një shkollë ku nxënësit dhe studentët mësojnë si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë, një shkollë që frymëzon dhe jo një shkollë që indoktrinon.

Ju, ithtarë, viktima dhe autorë të një sistemi të dështuar, heshtni! Mos e kërkoni tek Besa fajin për dështimin tuaj.

Si kosovare, ajo është po aq, në mos edhe më shumë, shqiptare se ju; si e diplomuar në Europë, ajo është edhe më e mirë-arsimuar se ju.

Dhe mbi të gjitha: si një grua që nuk ju shan, ajo ka më shumë dinjitet se ju. Bëhuni pra burra dhe heshtni!

P. S. Këtë shënim e bëj në cilësinë e një qytetari dhe jo në atë të ministrit.

Të tjera

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend
Aktualitet

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot në protestën e 17-të kundër qeverisë Rama, ku mes zërave që folën në podiumin...

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë
Aktualitet

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar protestës së 17-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim...

23:10 16/06/2026
Para

Edmond Budina tregon si u infektua me koronavirus: Njëra nga gratë që i shërbente hallës ishte shtruar te Infektivi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English