Skip to content
Të Gjitha

Shoferi pëson infarkt në timon, aksidentohet dhe humb jetën

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier.

Një shofer ka pësuar infarkt gjatë ecjes me makinë dhe për pasojë ka pësuar aksident me vdekje.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan” dhe shtetasi A.Z. ka qenë duke drejtues mjetin “IVEKO”.

“Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, shkruan Policia.