Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 71 raste të reja të infektuar me Covid-19, në 24 orët e fundit.
E ndërkohë që nga dita në ditë vazhdon rritja e rasteve, rritja e vigjilencës dhe zbatimi i rregullave të distancës sociale është arma e vetme që kemi për t’i shpëtuar virusit vdekjeprurës!
Lufta bëhet më e vështirë se kurrë për të izoluar numrin e rasteve, kjo duke marrë parasysh kushtet skandaloze në të cilat ndodhet sot mjekësia shqiptare.
Sipas “iconstyle”, dhe dëshmisë një prej pacientëve i cili ka rrëfyer situatën e frikshme nga Brenda spitalit Infektiv.
Një prej pacientëve bën me dije se kushtet brenda këtij spitali janë në realitet shumë larg nga ajo çfarë propagandohet në media.
Situata është alarmante dhe askush s’po bën asgjë për ta ndryshuar!
Problemi numër 1 janë kushtet higjienike skandaloze me banjot e pista ku higjena duhet të ishte maksimale.
Gjithashtu raportohet edhe një mungesë uji që është i domosdoshëm dhe jetik në ditët e sotme.
Çfarë është akoma më shqetësuese është fakti që mjekët janë akoma më indiferentë dhe mësohet se duhet të kesh lidhjet e duhura me stafin drejtues të spitalit, që pacientët të mund të marrin vëmendjen e duhur.
Ndryshe nga ç’thuhet në media për faktin se përdoret Actemra (Tocilizumrab), në fakt në spitalin COVID tashmë kjo nuk përdoret dhe ndryshe nga ç’është thënë nga studimet e mëparshme se ibuprofeni nuk sugjerohet në raste të tilla, mjekët u kanë dhënë pacientëve pikërisht këtë medikament, duke ngritur dyshime të forta për mjekim të pakujdesshëm.
Duket se Ministria e Drejtësisë ka ngelur në vend numëro dhe kjo duket nga rritja e numrit të të infektuarve.