Skip to content
Të Gjitha

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Gjendet i vetëvarur në banesë 64-vjeçari nga Kruja

· 1 min lexim

Ditët e fundit në Shqipëri, po ndodhin fenomene aspak të pëlqyera për shoqërinë.

Është shtuar numri i vetëvasjeve, ku çdo ditë në mediat shqiptare nuk mungojnë lajme të tilla.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë, ku një 64-vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45. Mësohet se i moshuari i vetëvarur në banesën e tij është shtetasi me inicialet A.K.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.