Skip to content
Të Gjitha

Ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren, 48-vjeçari nga Berati i gënjeu me ëmbëlsira dy motrat e mitura

· 1 min lexim

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me burg” për 48-vjeçarin nga Berati, Sokol Kapinova, pas ngacimit seksual ndaj një vajze 5-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa ditën e sotme 48-vjeçari ka pranuar ngjarjen e rëndë.

Ai është shprehur se i ka gënjyer me ëmbëlsira dy vajzat e vogla dhe më pas rrëfen se i ka futur në banesë.

Pasi i futi në banesë, motra e 5-vjeçares filloi të bërtiste për ndihmë.

“Dy motrat 5 dhe 7 vjeç po luanin në oborrin e pallatit, I kam gënjyer me ëmbëlsira dy vajzat.

I kam futur në banesë. 7 vjecarja ka bërtitur për ndihmë”, mësohet të ketë thënë në gjyq Kapinova.

Pas vizitës mjekësore, rezulton se 5-vjeçarja ka shenja të ngacmimit seksual.