Kopshti numër 9 në qytetin e Vlorës është mbyllur pasi kuzhinierja ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Mësohet se kuzhinierja është infektuar nga bashkëshorti i saj.
Ky i fundit është një nga personat që rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme në Vlorë.
Ky institucion do të jetë i mbyllur të paktën 14 ditë.
Rezultatet e testimeve priten për pjesën tjetër të stafit të kopshtit.
Kujtojmë këtu se ditën e sotme u mbyll çerdhja nr.11 në Tiranë, që ndodhet në Laprakë në rrugën “Pandi Dardha”, pasi edukatorja rezultoi pozitive ndaj testit të koronavirusit.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë, në daljen e saj për mediat raportoi për 50 raste të reja të infektuara me koronavirus në 24 orët e fundit, në vendin tonë.
Numri i viktimave ka shkuar në 42, ku ditën e sotme humbi jetën një pacient 69-vjeçar nga Kruja për shkak të koronavirusit.