Skip to content
Të Gjitha

Mbyllet kopshti numër 9 në Vlorë, infektohet me Covid-19 kuzhinierja

· 1 min lexim

Kopshti numër 9 në qytetin e Vlorës është mbyllur pasi kuzhinierja ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Mësohet se kuzhinierja është infektuar nga bashkëshorti i saj.

Ky i fundit është një nga personat që rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme në Vlorë.

Ky institucion do të jetë i mbyllur të paktën 14 ditë.

Results e testimeve priten për pjesën tjetër të stafit të kopshtit.

Kujtojmë këtu se ditën e sotme u mbyll çerdhja nr.11 në Tiranë, që ndodhet në Laprakë në rrugën “Pandi Dardha”, pasi edukatorja rezultoi pozitive ndaj testit të koronavirusit.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë, në daljen e saj për mediat raportoi për 50 raste të reja të infektuara me koronavirus në 24 orët e fundit, në vendin tonë.

Numri i viktimave ka shkuar në 42, ku ditën e sotme humbi jetën një pacient 69-vjeçar nga Kruja për shkak të koronavirusit.