Skip to content
Të Gjitha

Sërish të infektuar nga personeli mjekësor, 6 raste të reja me Covid-19 në Durrës

· 1 min lexim

6 raste të reja pozitive me koronavirus janë identifikuar sot në Durrës.

Mësohet se dy nga 6 rastet janë personel mjekësor, e  ndërsa katër janë kontakte.

Mësohet se ditën e djeshme janë marrë 13 tamponë, nga të cilët 6 rezultuan me virusin vdekjeprurës.

Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikuan 50 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i personave të infektuar është rritur këto ditët e fundit.