Ditën e sotme është mbajtur online mbledhja e Ministerialit të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka.
Në fjalën e saj Xhaçka tha se NATO ka rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës.
“NATO dhe përpjekjet e kombinuara të vendeve tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të veçantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare është përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës”, tha Olta Xhaçka.
Mbledhja ishte parashikuar të mbahej në Tiranë, por për shkak të masave në kuadër të pandemisë globale u mbajt online.
Takimi ishte ditën e sotme dhe do të vazhdojë edhe nesër, po njësoj online.