Skip to content
Të Gjitha

Mbahet online Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: Aleanca rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global

· 1 min lexim

Ditën e sotme është mbajtur online mbledhja e  Ministerialit të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka.

Në fjalën e saj Xhaçka tha se NATO ka rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës.

“NATO dhe përpjekjet e kombinuara të vendeve tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të veçantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare është përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës”, tha Olta Xhaçka.

Mbledhja ishte parashikuar të mbahej në Tiranë, por për shkak të masave në kuadër të pandemisë globale u mbajt online.

Takimi ishte ditën e sotme dhe do të vazhdojë edhe nesër, po njësoj online.