Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin për bashkitë Kamëz dhe Kavajë, për riparimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mësohet se fondi për dy bashkitë kap vlerën 510 milion e 240 mijë lekë dhe do të përdoret për riparimin e ndërtesave individuale dhe njësive të banimit.
Në kuadër të këtij fondi është parashikuar që për Bashkinë Kamëz të shkojnë rreth 163 milionë lekë ndërsa pjesa tjetër për Bashkinë Kavajë.
Tërmeti i 26 nëntorit është një ndër tërmetet më të fortë në vendin tonë me magnitudë 6.4.
Si pasojë e lëkundjeve të forta shumë ndërtesa në Tiranë, Durrës, Kamëz, Kavajë u shembën dhe pësuan dëmtime të mëdha duke lënë pa strehë shumë banorë.