Unioni i Shoqatave të Transportit u është rikthyer sërish protestave ditën e sotme.
Ata protestuan përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë duke shtruar kërkesat e tyre për qeverinë.
Protestuesit mbajnë në dorë pankarta ku shkruhet: “Duam punë, duam bukë” , “Edhe Turi le ta di, pa transport nuk ka qetësi”, “Babi i Turit është shofer autobusi”, “A do bëhet turi shofer autobusi?!” apo edhe “Edhe Turi e do transportin publik”.
Kjo protestë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë.
Këta të fundiit u kanë bërë thirrje demonstruesve që të shpërndaheshin, pasi me urdhër të kryeministrit Rama nuk lejohen grumbuullimet.
Pas mosbindjes së protestuesve, mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat katër prej tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot gjithë strukturat policore që mos lejojnë kategorikisht asnjë tubim apo grumbullim ndryshe do ketë masa.
“Ne duam të drejtat tona të na paguajnë, ose të hapin transportin publik.
Çfarë do bëjmë ne me 400 mijë lekë, le të vijë Edi Rama t’ja jap unë 400 mijë lekë dhe të jetojë ai.
Ne duam që të plotësohen kushtet tona që kërkuar.
Na ka vajtur thika në fyt nuk mund të durojmë dot më. Ne do të vijojmë që të protestojmë çdo ditë, deri në fund le të përplasemi me policinë.
U hap “Air Albania”, pse mos të hapemi dhe ne. Janë shumë punëtorë që shkojnë në punë, po lodhen njerëzit rrugëve duke ecur në rrugë.
Qeveria të pranojë kërkesat e shoqatave të tranportit.
Nëse nuk plotësohet kushtet tona, do bëjmë grevë këtu do ngremë dhe çadër.
Nuk do bëjmë protestë për partitë, por për fëmijët tanë”, u shprehën disa përfaqësues në protestë.